“Mbreti dhe bilbili…”/ Rrëfenjë
Sic tregojnë të vjetrit e moçëm, dikur spiunët e mbretit gjetën në pyll një zog të panjohur më parë dhe e sollën në pallat.
Ky zog, ( natyralistët thanë se quhej bilbil), megjithëse nuk kishte pendë aq të bukura, kishte një zë shumë melodioz, ishte mjaft i dashur, dhe kënga e tij mbushej me një kolorit të pasur ngjyrash e tonesh.
Mbreti e dëgjonte me kënaqësi, por me gjithë të mirat e tij ky zog kishte një të metë…ai këndonte dhe pushonte kur t’i tekej dhe jo atëhere kur urdhëronte mbreti. Një pavarësi dhe kryeneçësi e tillë për mbretin ishte njëlloj si krimi dhe ai dha urdhër:
”Të regjistrohen këngët e bilbilit në një pllakë, pastaj ai të vritet, të ballcamoset dhe të futet në një kafaz të artë, në të cilin të vendoset mbishkrimi : “Bilbil”! Përveç kësaj mbreti dha urdhër që të ngjyrosen pendët e zogut me ngjyra të gjalla, të ndezura me qëllim që pendët e bilbilit të ishin po aq të bukura sa edhe kënga e tij…
Kështu, duke hequr qafe zogun e pabindur, mbreti e tregoi dhe një herë se vullneti i tij, (qofte ky dhe budalla) është ligj!!!
@NewsIn.Al

