Mbreti dhe bilbili…
Sic tregojne te vjetrit e mocem, dikur spiunet e mbretit gjeten ne pyll nje zog te panjohur me pare dhe e sollen ne pallat. Ky zog, ( natyralistet thane se quhej bilbil,), megjithese nuk kishte pende aq te bukura, kishte nje ze shume melodioz, ishte mjaft i dashur, dhe kenga e tij mbushej me nje kolorit te pasur ngjyrash e tonesh …Mbreti e degjonte me kenaqesi, por me gjithe te mirat e tij ky zog kishte nje te mete: ai kendonte dhe pushonte kur t’i tekej dhe jo atehere kur urdheronte mbreti. Nje pavaresi dhe kryenecesi e tille per mbretin ishte njelloj si krimi dhe ai dha urdher…”Te regjistrohen kenget e bilbilit ne nje pllake, pastaj ai te vritet, te ballcamoset dhe te futet ne nje kafaz te arte, ne te cilin te vendoset mbishkrimi : Bilbil!” Pervec kesaj mbreti dha urdher qe te ngjyrosen pendet e zogut me ngjyra te gjalla, te ndezura me qellim qe pendet e bilbilit te ishin po aq te bukura sa edhe kenga e tij…
Keshtu, duke hequr qafe zogun e pabindur, mbreti e tregoi dhe nje here se vullneti i tij, (qofte ky dhe budalla) eshte ligj! &j&
@NewsIn.Al

