11 shkurt, protesta e rradhës_Berisha: “vendi nuk mund të ketë “paqe dhe stabilitet” me Edi Ramën kryeministër…Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha”
Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti.
Berisha tha se vendi nuk mund të ketë “paqe dhe stabilitet” me Edi Ramën kryeministër.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve, në një përgjigje përfundimtare të merituar. Edi Rama duhet të largohet
Koha është në flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që ska asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet. Me datën 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj.” – tha Berisha
@NewsIn.Al

