Me 113 vota, Ledina Riza zgjidhet anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Ledina Riza, vajza e artistit të madh të skenës dhe ekranit Jani Riza, është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ajo ishte në garë me Etian Kapi, për të cilët votuan 200 prokurorë. Riza ka siguruar shumicën e votave, konkretish është zgjedhur anëtare e KLP me 113 vota, ndërsa Kapi mori 83 vota. Katër fletë të votimit u shpallën të pavlefshme.
Ledina Riza e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si prokurore në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Më pas ajo ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë(Newsbomb.Al)
@NewsIn.Al

