KreuPe KorçeMë 13 Mars 1965 ,vdes në SHBA një prej figurave më të...

Më 13 Mars 1965 ,vdes në SHBA një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar – FAN.S. NOLI . Vargjet e poezisë “Arratisur -Syrgjynosur’ aktuale deri në ditët e sotme!

Më 13 Mars 1965 ,vdes në SHBA një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar – FAN.S. NOLI . Vargjet e poezisë “Arratisur -Syrgjynosur’ aktuale deri në orët e të sotmes!

Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës……

Çirrem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,…..

Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Ëndërronj pa fund, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së…..

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!….

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së

*Eva Paloka*

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit