Saturday, May 4, 2024
spot_img
HomeAktualitetiMe dorëheqjen e Devis Osmanit dhe më herët,largimin e Andrea Manos,PD e...

Me dorëheqjen e Devis Osmanit dhe më herët,largimin e Andrea Manos,PD e Korçës mbylli kohën e njerëzve të sakrificës.

Me dorëheqjen e Devis Osmanit dhe më herët,largimin e Andrea Manos,PD e Korçës mbylli kohën e njerëzve të sakrificës.

Reagim i gazetares së njohur korçare, me shumë kontribut dhe popullaritet në rradhët e demokratëve, zonjës Daniela Zisi, për dorëheqjen e kryetarit të P.D Korçë, z. Devis Osmani:

-Me një njoftim drejtuar strukturave të degë së PD të Korçës gjatë paradites së sotme,kryetari i saj, Devis Osmani njoftoi dorëheqjen nga detyra që mbante prej gati dy vitesh.

Osmani la në mes mandatin që i besuan bindshëm demokratët e Korçës,për arsye,sipas tij,personale.

Largimi i beftë apo qoftë edhe i menduar më herët,i Devis Osmanit nga politika,i cili e ka të hershëm angazhimin dhe kontributin në PD,e bën edhe më të vështirë dhe të zymtë kontekstin opozitar lokal.

Dorëheqja e Devisit, i cili mbajti peshën e organizimit të degës për 8 vite të vështira opozitarizmi bashkë me kreun e degës Andrea Mano,më solli në kujtesë fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 2021 dhe luftën e padenjë për vota të atyre që i vuri Basha në krye të listës.

Hall më të madh se të rivalizonin Peleshin, kandidatët e Bashës kishin ëndrrën ministrore,konsullore,doganore e të tjera si këto dhe luftën me baltë e gurë ndaj Manos,i cili më shumë se të gjithë emrat e listës,duhet të merrte mandatin e deputetit.

Mendësia e lidershipit të Lulzim Bashës,që përdori deri në pikën e fundit njerëzit e strukturave lokale dhe më pas i shpërfilli duke u mohuar sakrificën,duket që vazhdon edhe sot.

Ata lart vendosin për këta poshtë: Noka lart,vendos listën e Këshillit Kombëtar,pastaj të këshilltarëve bashkiakë,kryesive poshtë e lart dhe sigurisht,nesër atë të deputetëve.

Me dorëheqjen e Devis Osmanit dhe më herët,largimin e Andrea Manos,PD e Korçës mbylli kohën e njerëzve të sakrificës.

Post Scriptum: Jam në dilemë se kush do t’i marrë tani frerët e degës lokale;ata që s’janë nga Korça,por, që quajtën demokratët e Korçës,në mes të Korçës,llum,apo ata/ato që duartrokitën oratorin? Daniela  Zisi

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments