Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMe Ergys Agasin arrestohet edhe ish-zyrtari i policisë – Nga Elbasani me...

Me Ergys Agasin arrestohet edhe ish-zyrtari i policisë – Nga Elbasani me makinë drejt Durrësit

Është arrestuar ditën e sotme biznesmeni i shumëkërkuar i SPAK Ergys Agasi. Burime për mediat, paraprakisht bëjnë me dije se i shumëkërkuari i SPAK është vënë në pranga në Elbasan. Agasi ishte shpallur në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t.

Bashkë me Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar edhe Uliam Shpataraku, ish-punonjës policie.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Agasi dhe Shpataraku janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin me një automjet. Më pas, të dy kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku janë kapur nga policia në zonën e Plepave.

Arrestimi i tyre vjen në kuadër të zhvillimeve në dosjen e AKSHI-t, për të cilën po heton Prokuroria e Posaçme (SPAK). Agasi ishte shpallur më herët në kërkim nga SPAK.

Pritet që autoritetet të zbardhin në vijim edhe detajet mbi akuzat dhe rolin e Uliam Shpatarakut në këtë çështje

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments