Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMë jepni “HUA” një “pseudonim” të bëhem dhe unë opinionist!/ Ilir Jano

Më jepni “HUA” një “pseudonim” të bëhem dhe unë opinionist!/ Ilir Jano

Më jepni “HUA” një “pseudonim” të bëhem dhe unë opinionist!

PA ATË NUK MË DËGJON ASKUSH…

“Çekani”, “qysqia” apo “sqepari”?

SPIUNËT, ose sic i quante populli “fuksat”, “kalecat”…
E keqja e një shoqërie, ”ata qe hynl pa trokitur…”
– Merri pasurinë dikujt, nuk të vret mbase…merri edhe nderin, mbase nuk të vret!
Sulmoju mitin – të hidhen në fyt dhe humbasin gjithë logjikën dhe flasin përçart…

”Ata hyjnë pa trokitur”, realiteti i hidhur shqiptar me frikën e të jetuarit ”i përgjuar”…brenda një shfaqje teatrale!

PËR TË KUJTUAR DISA NGA FORMAT QË PËRDORTE SIGURIMI I SHTETIT LEXONI MË POSHTË NJË FRAGMENT NGA: “ATA HYJNË PA TROKITUR”

BURRI – Juve ju pëlqejnë pushimet…
GRUAJA – Po, po na pëlqejnë… Na pëlqejnë të dyve…
BURRI – Do të shkoni përsëri… Me burrin tuaj dhe me shoqërinë e tij… Do bëni pushime në mal me ajër të freskët dhe të pastër… Pushime në det me diell dhe rërë të nxehtë… Do jeni aty dhe do dëgjoni… Vetëm do të dëgjoni se çfarë thotë ky Burri yt mosbesues… Cfarë thonë miqtë dhe shoqëria e tij gazmore… Vetëm kaq… Pastaj do takohemi bashkë… Do pimë një kafe… Ju mund të merrni një çaj nëse do jetë dimër ose një pije freskuese nëse do jetë verë. Dëshironi caj apo një pije freskuese?
GRUAJA – Një kafe pa sheqer!
BURRI – Më trego për mosbesimet… shqetësimet, zhgënjimet e burrit, shokëve dhe miqve të tij… Ti do ta bësh këtë sepse e do burrin tënd… Nuk më kanë zënë sytë deri më sot një grua me një dashuri kaq të madhe për burrin dhe shoqërinë e burrit të saj… (I ka nxjerë një letër përpara për ta firmosur) Si thua, do firmosim si “Delikatja”!?
GRUAJA – Ju po më propozoni që unë të bëhem…
BURRI – “Delikatja”! Ose “Lulja mos më prek”… Pseudonimet e tjera janë zënë… Jeni me fat që gjetëm një pseudonim kaq elegant, të tjerët janë të ashpër, të vrazhdë; “Fytyrëthara”, “Corapleshja”, “Leshbardha”! Jam i sigurtë që nuk do t’u pëlqente një i tillë.
GRUAJA – A mund të më thoni se ku ndodhet im shoq?! Jam e shqetësuar…
BURRI – E shoh, e shoh…
GRUAJA – Kam kohë pa e parë…
BURRI – E di, e di…
GRUAJA – Ai nuk mundi të merrte me vete as valixhen me sendet personale… Jam e sigurt që ai ka nevojë për disa gjëra…
BURRI – Ju jeni jo vetëm një grua e bukur, por edhe një bashkëshorte shembullore! Gjynah që përkujdesjet e tua shkojnë dëm tek një burrë që nuk ju meriton. Ju meritoni më shumë…. Shumë e më shumë… Personalisht do preferoja “Delikatja”… “Pardesykuqja”! (I afron përsëri letrën për ta firmosur)
GRUAJA – Im shoq është një njeri korrekt.
BURRI – E di, e di.
GRUAJA – Ai gjithmonë më ka respektuar.
BURRI – Të shoh, të shoh. Thonë se keni një trup të mrekullueshëm…
GRUAJA – (E sikletosur nga biseda kërkon që ta shmangë) Ku e kam burrin?… Jam shumë e shqetësuar… Dua të di se ku e kam burrin…
BURRI – (Tenton ta prekë me duar) Mishin e ke të njomë dhe e ruan freskinë e rinisë…
GRUAJA – Ju lutem! Une jam një grua e martuar…
BURRI – Me një burrë impotent…
GRUAJA – Si thatë?! Unë nuk ju lejoj që të flisni kështu… Nuk ju lejoj!
BURRI – Kështu di të flas unë… Jo me fjalë të bukura filmash “Të dua shpirt!”, “Pa ty, jeta më bëhet ferr!”
GRUAJA – Ku i dini të gjitha këto? Ju jeni përbindësh…
BURRI – Ta tregoj unë përbindëshin ty! Firmose të shpëtosh veten dhe atë artistin tënd….!!!

Është shfaqja teatrale me tematikën më reale të kohës së monizmit!

Dy emërorët ishin dje, janë sot…dhe askush nuk e di zhdukjen e tyre!

Armand Bora “Ata hyne pa trokitur” — me Alfred Trebicka Real dhe Rozi Kostani.

Ilir Jano / Korçë

NewsIn.al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments