Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMe Mondën, në Ditën Botërore të Poezisë

Me Mondën, në Ditën Botërore të Poezisë

21 MARS-Dita Botërore e Poezisë!

Dita Botërore e Poezisë festohet më 21 Mars dhe është shpallur nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në vitin 1999, “me synimin për të mbështetur diversitetin gjuhësor përmes shprehjes poetike.

Dua DIELL…diell DUA!

Ftohtësira ka pushtuar shpirtin tim,
Fluturon symbyllur nëpër trupin,
Që ngjet si shtëpija e boshatisur e qyqeve…

Lëviz e vetmuar, kam ftohtë,
Si një harabel i mjerë mes dëborës
Që nuk ndjen ngrohtësirë askund…

Me sytë e trishtuar,
Të një murgeshe të re para altarit,
Vështroj qiellin, i kërkoj mëshirë…
I lutem me zë me përgjërim, të më falë diellin!

Dua diell, Diell, Diell dua,
Sic duan qëniet e gjalla ajër…
Diell, që të më ngrohë, të më shpëtojë,
Të më ndricojë rrugën,
Për në kështjellën e dëshirave…

Diell, t’i japë shkëlqim celësit të florinjtë,
Dhe sekreteve të natës…
Diell, të heqë muret e ftohtë,
që më rrethojnë mua një grua të vetmuar…

Si një shpirt i vetmuar, kam filluar të kuptoj,
Hipokrizinë, falsitetin e kësaj bote,
E di që nuk kam, për t’u ngrohur ndonjë ditë,
Asnjëherë, kurrë më!

Sorrat janë xhveshur nga ndjenja e hapësirës,
Dhe me guakjet e tyre, prishin heshtjen,
Guakje që të kujtojnë ëndërrat e ftohta,
Të frikshme si copëzat e jetës…

Me këmbët në tokë iki rrugë e parrugë,
Shkel nëpër shkurre e gjëmba,
Shkel gurët e hedhur nga stuhia
E detit të trazuar nën retë,
Që nxijnë si sorrat…
Më janë të huaj tashmë krevati i argjendtë,
Që përkundet lehtë nga aroma e trupit tim…

Kam harruar melodinë e ofshamave,
Dhe rrëshqitjen përtokë të bardhanës
Prej hëne të carcafëve! Jam nisur të kërkoj
Një qiri, të më bëjë dritë,
Në burgun e ftohtë të qënies sime…

Flaka e tij të largojë terrin e heshtur,
të largojë errësirën nga puset,
Në tunelin e pafund
Të stinës së dëshirave të mija…

Dëshiroj t’i marr erë qiririt,
Që ndricon mbi një varr,
Mbi varrin e virgjërisë së rinisë time…

Ndjej hapat e stinëve të jetës,
me këpucë të rënda me gozhdë
që vrapojnë mbi trupin tim të brishtë
trupin e një gruaje të vetmuar…

Thërras erën të më sjellë një shpresë,
kërkoj dikë t’i japë ngrohtësi, ëmbëlsi,
këtij kopështi të vetmuar,
Me rrezet e ngrohta të diellit,
Që të ngrohë kopështin e tij…

T’ia marr lulet e kopështit të tij
t’i mbështet fort në gjoksin tim,
Dhe t’u jap të pijnë nga gjiri im…

Me zërin e dëshirave të ndezura,
Me sinfoninë e ujit që gurgullon,
Me dritën e qiririt mbi feminitetin e trëndafilit,
Të joshin botën e tik-takeve të zemrës,
Si elektrone të lira në tërë akacjen e trupit tim…

Unë jam si një akace e harruar,
Që pret pranverën për t’u mbushur me lule,
Ndaj dua pak diell, ndaj dua pak ngrohtësi…
Të vallëzojmë nën tinguj seranatash,
Në zjarrminë e flakës së qiririt,
Duke bashkuar ngjyrën e syve tanë…
Raimonda Moisiu
Korce Albania 🇦🇱

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments