Më shumë se 376 protesta në Greqi dhe jashtë saj për Tempin
Tubimet që janë paralajmëruar në qytetet greke janë 260 dhe jashtë vendit janë 115…me gjithë Korçën 116!
Mbi 260 mitingje në të gjithë Greqinë do të zhvillohen nesër, të premten (28/2), ku mijëra qytetarë do të nderojnë 57 viktimat e Tempit në dyvjetorin e aksidentit tragjik.
Më konkretisht, mijëra qytetarë, sindikata, federata, shoqata dhe organizma, kolektivë e organizata pritet të marrin pjesë aktive në grevë, duke kërkuar “drejtësi deri në fund”.
Tubimi kryesor do të zhvillohet në orën 11:00 në Sheshin Sintagma.

Edhe në Korçë qytetarët korçarë do solidarizohen me protestën e 28 shkurtit për viktimat e Tembit


@NewsIn.Al

