PS nesër zyrtarizon skuadrën, Bashkitë ku ende ka debat
Qarku i Korçës ju beson përsëri mandatin kryetarëve aktualë në detyrë!
Partia Socialiste pritet që ditën e nesërme të mbledhë Krysinë dhe të vendosë për emrat e 61 kandidatëve për zgjedhjet e “14 Majit”.
Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit sa i përket qarkut të Elbasanit.
Po ashtu ende janë pritje emrat për bashkitë në Dimal dhe Kuçove, ndërsa pritet po ashtu emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë.
Vlora është qarku me më shumë ndryshime, ku siç pritej Dritan Leli nuk do të rikandidojë dhe në vendin e tij do të jetë Ermal Dardha, ndërsa emra të rinj pritet edhe në Selenicës, Konispol dhe Sarandë.
Diskutime ka edhe për Kavajën. Një emër i ri pritet në Patos, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës do të ketë risi vetëm në Libohovë.
Në qarkun e Durrësit, i paqartë mbetet vetëm fati i Krujës. Në Shkodër do të ketë risi vetëm në Vaun e Dejës, ndërsa në Kukës, vetëm në Has. Edhe Mirdita duket se ka vend për distutime.
@NewsIn.Al

