Mediat greke paralajmëruan vrasjen e dy shqiptarëve një ditë para ngarjes: Eshtë porositur eleminimi i një emri kryesor të “jetës së natës”
Mediat greke thonë se atentati që u mori jetën 2 shqiptarëve në Athinë ishte një vrasje e paralajmëruar. Blogu “Edolio5” raportoi 1 ditë para ngjarjes se kishte marrë një informacion për përgatitjen e një eliminimi të bujshëm.
“Informacioni na vjen nga një njohës i thellë i realitetit të natës. Nga pozicioni i tij ai di detaje të asaj që të tjerët mësojnë sapo ndodhin ngjarjet. Sipas këtij informacioni ai ka zbuluar dialogë të rëndësishëm që çojnë në planifikimin e vrasjes së një emri kryesor të “jetës së natës”.
Një tentativë në të kaluarën ndaj këtij personi ka rezultuar e pasuksesshme për “arsye teknike”. Duket se tani që “dizajni i ri” nuk i pranon gabimet e së shkuarës! Sipas të njëjtave informacione, kjo “kontratë” konsiderohet si një nga më të shtrenjtat që ka ekzistuar deri më sot” –shkruhet nje ditë para vrasjes
Në 18 dhjetor në lagjen Nea Smyrni u vranë 44-vjeçari Armando Organja dhe 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj. Organja “punonte” si “arkëtar” në dyqanet e Smirnës. Ai mblidhte gjobat në emër të Çerçizajt.
“Kjo ishte goditja e njërit prej 2 “koleksionistëve” të grupit që kanë shtrirë tentakulat jo vetëm në Athinë, por në të gjithë Greqinë” – shkruan blogu grek. Ai thotë se kjo është larje hesapesh mes bandash dhe një pjesë e krimeve urdhërohen nga burgjet.
@NewsIn.Al

