Zjarrfikësit ndodhen në portin e Torquay pas ndezjes së varkës luksoze, e cila quhet “Rendezvous”.
Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin në një port në Devon pas ndezjes së një jahti me vlerë 6 milionë paund që mbante 8000 litra karburant.
Zjarrfikësit ndodhen në portin e Torquay pasi një superjaht u ndez, i quajtur “Rendezvous”.
Sipas policisë, nga zjarri nuk mësohet të ketë persona të lënduar, ndërsa porti është mbyllur pasi ekuipazhet po përpiqen të shuajnë flakët.
Banorët që jetojnë aty pranë janë paralajmëruar të mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura për t’u mbrojtur nga tymrat e rrezikshëm.
Një dëshmitar i tha Devon Live se ai pa shpërthime pak pasi filloi zjarri, ndërsa varka ishte afër skelës.
“Disa njerëz janë bllokuar jo në jaht, por në anën tjetër të skelës dhe nuk mund të kthehen. Zjarrfikësit po vrapojnë përgjatë skelës. “Ka ende flakë të mëdha”, citohet të ketë thënë dëshmitari nga Daily Mail.
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Devon dhe Somerset tha se varka përmbante rreth 8,000 litra karburant dhe se ekuipazhet po luftonin me zjarrin.
Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve tha: “Ekuipazhet rikonfirmojnë se një jaht është në flakë përgjatë skelës së Princess Pier, i cili gjithashtu është në flakë”.

@NewsIn.Al
