Merr fund pritja/ Balluku jep lajmin e mirë: Ja kur hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë .
Zv/kryeministrja Belinda Balluku njoftoi se këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të infrastrukturës Qukës-Qafë Plloçë.
“Këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të infrastrukturës, aksi Qukës-Qafë Plloçë. Është një rrugë në lartësi më problematika të mëdha në ndërtim dhe projektim, por brenda verës së këtij viti do të jetë e dorëzuar dhe të gjithë ata që udhëtojnë drejt Korçës do ta aksesojnë direkt, duke lënë mënjanë të gjitha kthesat e Qafë Plloçës. Këto nukla do të kthehen në gjenerim ekonomik të zonës”, tha Balluku.
@NewsIn.Al

