KreuAktualitetiMerr fund pritja shumëvjeçare! Balluku jep lajmin: Ja data kur hapet Qukës-Qafë...

Merr fund pritja shumëvjeçare! Balluku jep lajmin: Ja data kur hapet Qukës-Qafë Plloçë

Merr fund pritja shumëvjeçare! Balluku jep lajmin: Ja data kur hapet Qukës-Qafë Plloçë

Rruga e re Qukës – Qafë Plloçë do të hapet për qarkullim ditën e premte (5 shtator).

Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur që në vitin 2008 dhe është ndryshuar disa herë.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin. Kjo rrugë është 43 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro.

“Projekti Qukës-Qafë Plloçë është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete por që falë një pune të mirë që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00 Qukës-Qafë Plloça bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”, tha Balluku.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit