Mes më të mirëve gjimnazistë në vend, nxënësja korçare Johana Thaka merr Medaljen e Artë
Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” në Korçë, krenohet me nxënësen e tij!
Ja postimi në faqen e gjimnazit në fb:
“Është e ligjshme krenaria jonë si gjimnaz kur në mes më të mirëve gjimnazistë në vend, merr Medaljen e Artë nxënësja Johana Thaka. Sa herë të mendosh, nuk mund të mos arrish në përfundimin se sa shumë e ka merituar Johana këtë vlerësim. E gjithanshme, e pafjalë , e thjeshtë në mençurinë e saj, e thellë, plotësisht e formuar duke tejkaluar nivelin e saj, e palodhur duke vënë në funksion të vetes e të shkollës, çdo mundësi e aftësi të saj. Shkolla ka pasur, ka dhe do të ketë modele shkëlqyese si Johana, të cilët lëvizin me një presje drejt podiumit të medaljes.
Sa mirë që pas kaq vitesh vlerësohen më të mirët, sepse vlerësimi është motiv frymëzimi e besimi se puna e arritjet nuk duhen harruar.
Faleminderit këtë herë Ministria e Arsimit, që na mbushi me krenari e emocion duke parë kaq shumë nxënës të mrekullueshëm të marrin atë që meritojnë.
Suksese Johana e të gjithë nxënësve të këtij gjimnazi të cilët edhe pse për shumë pak nuk janë medalistë, e kanë merituar atë për ne e do ta meritojnë duke I parë të shkëlqejnë në të ardhmen e tyre”
@NewsIn.Al
