Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtMeteora, është një qendër e rëndësishme e kishës orthodhokse, si dhe një...

Meteora, është një qendër e rëndësishme e kishës orthodhokse, si dhe një destinacion i njohur turistik, i cili është shpallur vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Meteora, është një qendër e rëndësishme e kishës orthodhokse, si dhe një destinacion i njohur turistik, i cili është shpallur vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Meteora është një vendpushim i famshëm i vendosur në veri të Greqisë, në skajin veriperëndimor të rrafshit të Thesalisë, pranë qytetit Kalambaka. Është një qendër e rëndësishme e kishës ortodokse, si dhe një destinacion i njohur turistik, dhe është shpallur vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Nga njëzet e katër manastire të ndërtuara me sakrifica të mëdha në majë të shkëmbinjve të gurëve të rërës, aktualisht vetëm gjashtë janë ende të banuara, pjesërisht të rikuperuara pas vitesh shpërfilljeje. Meteora është shtëpia e një prej grupacioneve kryesore të manastireve në Greqi, e dyta vetëm me atë të malit Athos. Vendbanimet e para datojnë në shekullin e 11-të, kur eremitët e parë zunë disa shpella në anët e shkëmbinjëve. Në shekullin e 14-të, manastiret u ndërtuan në majat e shkëmbinjve të pathyeshëm në mënyrë që të mbroheshin nga turqit. Thuhet se Athanasius, në themelimin e manastirit të Shndërrimit me rregullat strikte monastike të malit Athos, e quajti shkëmbin në bazën e ndërtesës “Meteoro”, duke i dhënë kështu termit meteor që përdoret ende sot.

Paola Treska_ NË Korçën tonë
@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments