- Mevlan Shanaj_ Kujtime nga dalja e parë jashtë shtetit në kohën e monizmit!
Sot në mëngjes duke përdorur parfumin u kujtova se më 1973, në daljen e parë jashtë shtetit, bleva ca sapunë si dhuratë për disa nga shokët , aq ishte mundësia ! Nuk mundja të blija një parfum për Natashën! Kjo ka ndodhur në udhëtim timin të parë në pranverën e 1973. Dy veta u dërguam nga TVSH për të zgjedhur filma ! Ishim të parët ” zyrtarë” që pas ndërprerjes së marrëdhënive me ish vendet lindore shkelnim në Pragë, Bratislavë, Budapest dhe Bukuresht ! Një udhëtim që zgjati 47 ditë! Më kujtohet kur zbritëm në aeroportin e Pragës na priste një vajzë e re , bionde dhe goxha simpatike! Ajo na u drejtua sikur të ishim takuar edhe dje. Kur hymë në makinë e pyeta si na njohe? Ajo qeshi dhe tha : Vetëm ju ishit shumë të veçantë, ishit të dy me kostume të zeza! Po ashtu ishte ne të dy Skënder Nenaj dhe unë jo vetëm bëmë kostume për atë udhëtim, por porositëm edhe këpucë të reja te dyqani me porosi! Ishte praktikë e kohës , kush do dilte jashtë shtetit do të vishej ngjishej sa më me dinjitet! Kështu në tërë atë aeroport ne të dy fare të rinj binim në sy me paraqitjen ” groteske” ! Në pritjen zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të Çekisë, më la mbresa të civilizuara komportimi i sekretares me Drejtorin! Gjatë drekës të nesërmen i them shoqërueses që na kishte pritur në aeroport për impresionin e Drejtorit! Ajo me humor më tha: Deri këtu, mos shko më tej pasi drejtori është babai im! Në ditën tjetër ishim në birrari dhe na ulet në tavolinë një burrë! Gjatë bisedës, na thotë: jam pensionist, kam qenë oficer, më kujtohen cigaret Diamat me kapak deveje nga Shqipëria dhe konjak Skënderbeu! Në Pragë pëlqeheshin shumë!Do kisha dëshirë ta paguaja birrën tuaj, por nuk mundem! Më kanë mbetur në ment mënyra e komunikimit të çekëve! Po ashtu kur po bënim një foto te Jan Palach , djaloshi që në shenjë proteste kundër rusëve dogji veten, një vajzë po bionde nën shoqërimin e një djali me ngjyrë na pyeti: Çfarë gjuhe po flisni nuk e kam dëgjuar deri më sot! Prej aty u nisëm për herë të dytë për nga ura Charls!Kur u ktheva bleva katër Esential për mësim të anglishtes! Ishte moda në atë kohë!
@NewsIn.Al

