KreuAktualitetiMinistri i Mbrojrjes z.Peleshi, garanton qytetarët për gatishmërinë e strukturave të mbrojtjes...

Ministri i Mbrojrjes z.Peleshi, garanton qytetarët për gatishmërinë e strukturave të mbrojtjes civile për çdo situatë emergjente…  

I shqetësuar për ndryshimet e menjëhershme të motit,  sot paradite ministri i mbrojtjes z.Peleshi ju është drejtuar qytetarëve dhe bashkive për të qënë të përgatitur për çdo situatë të mundshme. Ai garanton qytetarët për gatishmërinë e strukturave të mbrojtjes civile.

Nga parashikimi i Shërbimit Meteorologjik në Shqipëri, gjatë javës në vazhdim në të gjithë vendin do të ketë reshje mesatare dhe të dendura.
Reshjet që priten gjatë javës, konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjejnë rastin për t’u bërë thirrje të gjitha bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Kjo situatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor kur do të kemi reshje të izoluara vetëm në dy qarqe, Dibër dhe Vlorë.

Ky është statusi në faqen zyrtare të z.Niko Peleshi

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit