Mjafton një kafe të të ndryshojë gjithë perceptimin për jetën.
Isha ulur në avion në fund dhe isha vetëm. M’u afrua një zonjë shumë e bukur, dukej që e donte jetën sepse ishte kujdesur shumë për lëkurën e saj. Më pyeti nëse mund ta ndryshonim vendin por unë refuzova në qetësinë time sepse gjithmonë kur ulem diku nuk e ndryshoj më vendin, mendoj që ka një arsye për të cilën jam aty … Dhe kishte një arsye, kishte një arsye jete të bukur. Në nisje të avionit ajo po mbante dorën në kraharorin e saj dhe kishte frikë, edhe unë kisha. Megjithse kur udhetoj në ajër nuk mendoj gjatë sepse çdo gjë është e shkruar. U përpoqa t’ia heq mendjen nga frika duke i folur pak për veten pasi kohët e fundit kam kuptuar që për veten duhet të tregosh shumë pak.
Kuptova se për pesë minuta asaj ju largua frika, mori drejtimin dhe po bisedonte shumë ngrohtë,sapo përfundonim një bisedë dhe binte qetësia ajo nxitonte të hapte një temë tjeter, e kuptoi qe keshtu mund ti largohej frikës.
Më erdhi shumë natyrshëm ti thoja se frika më e madhe nga e cila duhet të ketë kujdes njeriu është vetëm shëndeti. Aty ajo më rrëfeu jetën, se si kishte luftuar për të sjellë në jetë një femijë pas 12 vitesh, se si kishte luftuar me kancerin për më shumë se 8 vite. Në gjithë këto vite partneri i saj dhe familja nuk u lodh kurre duke shpresuar tek shëndeti. Se di pse gjatë rrëfimit kishte dy çaste kur u përlota, ajo më tregoi letrat që vajza e saj e vogël i shkruante kur ishte e sëmurë, ja fuste ato poshtë jastëkut dhe në to shkruhej: Të lutem mami munde kancerin për mua, zoti më do mua, të mbron ty. Momenti i dytë shumë i bukur ishte rrëfimi i saj për njerëzit që mbante dhe ju shërbente në Itali. Ajo i donte ata si të ishin njerëzit e saj. E shikoja në sy që kishte shumë mirësi.
Në një moment kisha nevojë për një kafe, e thirra shërbimin por nuk mund të ma ofronte veçse nëse kisha kartë me vete për pagesën që unë nuk e kisha. Zonja shqiptare e mundi frikën për të më bere nder mua, u ngrit në këmbë në avion dhe më bleu një kafe me kartën e saj .
Për tre gjëra u ndjeva mirë
Që ajo nuk pati më frikë
Që ajo rrëfeu jetën duke i besuar një të panjohure
Dhe që më bëri të kujtoj nga udhëtimi shijen e një kafeje shumë të shijshme
Megi Latifi_ gazetare(Panorama)
@NewsIn.Al