KreuAktualitetiMorava, Bozdoveci dhe Çardhaku janë përfshirë nga flakët...janë zjarre të qëllimshme që...

Morava, Bozdoveci dhe Çardhaku janë përfshirë nga flakët…janë zjarre të qëllimshme që veç një dorë kriminale mund ti bëjë.

Emili Bibolli

Ditën e sotme Morava, Bozdoveci dhe Çardhaku janë përfshirë nga flakët…janë zjarre të qëllimshme që veç një dorë kriminale mund ti bëjë.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i forcave për shuarjen e zjarreve.

Në terren jane angazhuar forca të shumta për te ndihmuar në shuarjen e flakëve. Pamjet nga vatrat e zjarrit janë të tmerrshme.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Autorët e këtij akti makabër nuk dihen ende. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim, nëse do te identifikohen zjarrvënësit dhe çfarë masash ndëshkimore do të merren ndaj tyre.

Është mesi i natës dhe zjarr në një pjesë të Moravës akoma nuk është shuar..

@NewsIn.Al

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit