KreuAktualitetiMos harrojmë kurrë  të shprehim  mirënjohjen dhe respektin për mjekët, infermierët dhe...

Mos harrojmë kurrë  të shprehim  mirënjohjen dhe respektin për mjekët, infermierët dhe stafet e tyre, që i munguan familjeve natën e ndërrimit të viteve dhe në këto ditë festive…

Të bukura janë festat, të veçanta dhe plot gëzim, por mos harrojmë kurrë  të shprehim  mirënjohjen dhe respektin për mjekët, infermierët dhe stafet mbështetëse që i munguan familjeve të tyre natën e ndërrimit të viteve dhe në këto ditë festive, për të shërbyer me përkushtim për sigurinë e shëndetit të qytetarëve!

Ja çfarë shkruan në postimin e saj në fb, gazetaria e RTSh Korça Valbona Janko:

“Dje, ne dt 2 Janar 2023 u gjenda ne spitalin rajonal Korce, ku shoqeroja nje te afermen time. Gjate qendrimit ne urgjence prej oresh te tera, pashe gjithcka dhe dua ta ndaj me ju.Mjeku i urgjences, Dorian Shkembi me ka lene pa fjale!!!!! I vetem ne gjithe ate fluks te semuresh mbreme..ai nuk ecte..vraponte.E shihje ne shtreterit e te semureve ne urgjence e pas pak minutash..apo sekondash tek dhomat e vizites ne hyrje te spitalit ku rastet ishin shume..urgjenca mbreme ishte plot..Nga xhami qe ndante dhomen e mjekeve dhe infermiereve me dhomen ku ndodheshim, shihja fytyren e imet te ketij mjeku te ri, qe nuk u vrenjt apo u inatos asnje moment..nuk e degjova zerin e tij te ngrihej kurre..nje menaxhim heroik prej tij i gjendjes jo te zakonshme ne urgjence.Mirenjohje dhe respekt per kete mjek dhe infermieret e urgjences..qe ndonjehere nuk i kuptojme..por qe jane HERONJ.Faleminderit Zot qe i kemi!”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit