Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualiteti“Mos i klikoni”/ Policia në ALARM: Kujdes Shqiptarë! Në celularin tuaj vjen…

“Mos i klikoni”/ Policia në ALARM: Kujdes Shqiptarë! Në celularin tuaj vjen…

“Mos i klikoni”/ Policia në ALARM: Kujdes Shqiptarë! Në celularin tuaj vjen…

Policia ka informuar qytetarët që të mos kryejnë asnjë veprim kundrejt disa mesazheve që vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që mund t’u jetë hakeruar WhatsApp-i.

Policia bën me dije se mesazhet që vijnë kërkojnë që të votoni ose të regjistroheni në evenimente të ndryshme fallco. Aty pretendohet se pas regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme, por e gjitha është një mashtrim.

Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet t’i fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju jetë hakëruar Whatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve. Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit WhatsApp të personave të mashtruar”, njoftoi policia.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments