Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMos u çuditni...personazhet e Big Brother, janë simbolet e shoqërisë ku jetojmë!/...

Mos u çuditni…personazhet e Big Brother, janë simbolet e shoqërisë ku jetojmë!/ Ilir Jano

Mos u çuditni…personazhet e Big Brother, janë simbolet e shoqërisë ku jetojmë!

Një show i tejzgjatur me fitime marramendëse, personazhe që janë gati të bëjnë gjithçka për të zgjatur qëndrimin në shtëpi, një regji që stimulon “përplasjen”, llafet, intrigat…dhe pjesa dërmuese e shqiptarëve, që ngulen para ekranit për të shijuar e interpretuar çfarë i tha Efi – Luizit, Bledi – Kristit, Dea – Lorenci, apo Qetsori – Kiarës etj.
Reagime e kërcënime…tallje dhe shtirje…personazhe të kthyer në “idhuj” të ekraneve dhe portaleve, “aktorë” jashtë një skene teatrore që i tregojnë rinisë mënyrën më të lehtë si mundet të fitojnë lek dhe të kthehen në VIP-a.
Nuk është rastësi që sa herë janë bërë kronika me pyetje të ndryshme që tregojnë formimin intelektual, përgjigjet kanë qënë me “ngritje supi” ose pa lidhje fare.( përjashto këtu Bledin dhe tek – tuk ndonjë emër tjetër)…d.m.th që s’është nevoja të kesh dituri, mjafton të kesh ç’të zbulosh!
Luizi është “Pashai”…të tjerët në pritje të përgjigjeve të tij.
Ky është realiteti…
Shkolla, zgjedhjet, çmimet, jetaaaa…të gjitha janë dora e dytë.

Kush do fitojë Bigun, kjo është kryesorja…

Ilir Jano
@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments