Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMosmirënjohja.../ Poezi nga Qaze Demko

Mosmirënjohja…/ Poezi nga Qaze Demko

Mosmirënjohja…

Bëj një të mir’ e hidhe në lumë!
Këtë mësova që në fëmini…
Por lumi kur rrjedh me shkumbë shumë…
Tret dhe të mirën, i etur për lakmi!

Takohu në jet’ me shumë njerëz
Më shumë dëgjo, më pak ti fol
Merr shumë mendime dhe arsyeto
Çdokujt kurrë mos i beso!

Po mbajte gjarpërin ,tër’ natën në gji
E shëron, e bën të ndjehet njeri
Dije se gjarpëri bën punën e vet
Ta hedh helmin kur ti nuk e pret !

Kështu do i quaj ca njerëz që njojta
Me fjalë të bukura, por “helmin” në shpirt
E di që edhe dy jet’ nuk do mjaftonin
Ti njihja ç’ishin, errësirë apo drit’!

Një njeriu që nuk të kupton
Jepi dhe zemrën mos kesh ti jet’
Ai sërish s’do e besojë
Do thotë, pa zemër jeton vërtet!

QAZE DEMKO ✏

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments