Mosmirënjohja
Me gjakun e Kasandrës
u shkrua e vërteta,
por Troja e dogji
si papirusin e Hadesit.
Kështu lindi
Mosmirënjohja;
profetët u dogjën
në heshtje,
e profecitë e tyre
u gdhendën në gur.
Zjarri i Prometeut
ndriçonte errësirën
e natës,
e shqiponja ngopej
me mëlçinë e dhuratës.
Në Romë,
Bruti nuk vrau Çezarin,
por premtimin.
Dhe çdo mosmirënjohës
mban në brez thikën e tij,
të përgjakur.
Por shpirtrat që falin
nuk shuhen në harresë;
enden si yje
në nyjet e fatit,
ku gjithçka që mohohet
rikthehet në mallkim…
gj. z
@NewsIn.Al

