Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualiteti"Mu kujtua se duhet jetuar"/ Arsinoi Zengo Kallço

“Mu kujtua se duhet jetuar”/ Arsinoi Zengo Kallço

“Mu kujtua se duhet jetuar”

Në dritaren gjysëm të mbyllur
Në dritaren prej druri të vjetëruar
Aty ku rija fëmijë qysh atëherë
Aty ri ende por ndryshe nga ç’do herë!

Atëherë rija mbështetur dremisja
Tani ri heshtur dhe mendoj
Mendoj vitet që shkuan ikën
Mendoj për kohen më nuk e gjej dot!

Ohhh….kthej kohen me mendjen tek ti
Pas meje pasqyra më tregon gjithë hijeshi
I buzeqesh mbase më rikthen pak kohën
Ajo më tregon veten të bukur si zonjë!

Dritaren mundohem ta hap me ngadalë
E vjetër ashtu nga frika mos i ndodh gjë vallë
Ajo më njeh, prekjet e mia i don
Shpirti i saj di veç të dashurojë

Edhe pse një rënojë!!!

Në dritaren gjysëm të mbyllur
Në prevazin e tretur nga koha
Mu kujtua se duhet të duam
Mu kujtua se duhet dashuruar

Mu kujtua se duhet jetuar!!!

©ARSINOI ZENGO “`

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments