“Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita”
PLATON
Një konsunselencë të vështirë dhe të veçantë kam zhvilluar këto ditë.
Një konsulencë që do duket e pabesueshme për lexuesin, edhe mua nuk më besohet vërtet.
Një biznesmen më sjell në zyrë disa punëtorë të tij për këshillim dhe për ti bindur që ata të pranonin të siguroheshin dhe të taksoheshin për pagën që do merrnin sipas Ligjit.
Mbi 2 orë takim, mbi dy orë këshillim që sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë në të mirën Tuaj sepse nesër do merni pension, nesër mer raport po u sëmurët apo u dëmtuat në punë, por ishte e vështirë që të bindeshin.
-I duam paratë në dorë ! – deklaronin.
-Ju them që biznesi dënohet 5mln lek për një punëtor të pasiguruar.As donin tja dinin nga kjo anë, bile një prej tyre deklaroi:
-Vemë në noteri dhe firmos deklaratë që sdua të punoj i siguruar !!!
-Është një deklaratë e jashtëligjshme i them sepse edhe nqse nuk doni Ju të punoni i siguruar, biznesi nuk duhet tju pranojë në punë.
Një tjetër deklaroi :
-Unë mar 80 mijë ( lekë të vjetra ) në muaj ndihmë ekonomike dhe s’dua ta humbas.
Këtu u nxeh pak situata sepse iu drejtova :
Sot po mer pagë të mirë, tokë ke, lopë ke, pula ke përse duhet të marrësh edhe atë ndihmë ekonomike kur ka të tjerë të varfër e të papunë le ti marrin ata sot këto para’ !
Paratë i dua në dorë, sigurime s’dua të paguaj, t’i paguaj e ti marrë Rama !
O zotëri sigurimet janë për ty e jo për Ramën – i them.
U hodh kolegia e zyrës :
Më i zgjuar se ne je ti që mos paguash as sigurime, as tatim page, ne pse paguajmë?!!!
Po pse ato taksat e mia ti marrësh ti si ndihmë ekonomike kur sot fillove punë dhe ke të ardhura më shumë se unë për të jetuar mirë ?!!!
– Epo kur isha keq unë , kur smë arrinin ato 80 mijë lekë smë dha shteti më tepër dhe sot s’dua të jap !
Ndërhyj unë e i them :
Përmende politikanët për korrupsion por ne jemi vetë të korruptuar, s’duam të paguajmë sigurime , s’duam të paguajmë taksa, duam të marrim ndihmë ekonomike edhe kur s’na takon !!!
Pas dy orësh këshillim dhe debate një prej tyre mbylli takimin me fjalët :
Faleminderit për sqarimet deri në detaje, fëmijët i kam me shkollë të lartë bile vajza ka mbaruar ekonomike por nuk i di këto që më the ti.
Aq më mirë akoma që i ke me shkollë – i them, komuniko me fëmijët që të bindesh që janë në të mirën Tuaj pagesa e sigurimeve.
Paratë e sigurimeve dhe taksa mbi pagën i duam për fëmijët tanë sot, sot kam nevojë për para’ ndryshe ne nuk vijmë më në punë !
Kur ndodh një aksident në punë dhe ke qenë i pasiguruar dhe mbetesh në krevat pa asnjë lek, shkoni në emisionet investigative ankoheni për pronarin kurse sot ne po na ndodh e kundërta po ju afrohen sigurime dhe nuk pranoni por i doni para’ në dorë, ju thashë !!!
Biznesmeni mbeti i mërzitur s’di çtë bëj me këta të pabindur tha !
Jorgji SIDHERI
@NewsIn.Al

