“MURGU TEOKTISTI I EPIRIT TREGON NJË MREKULLI”
Mrekullia ka ndodhur vite më parë në Janinë nga Profiti Ilia, tek një ushtar që ruante një kazermë.
Ai tregon se : — Në një barakë një ushtar ruante një kazermë dhe rreth mesnatës dëgjoi hapa që i afroheshin. Ushtari kujtoi se oficeri i rojes, erdhi si zakonisht për të parë nëse ishte zgjuar apo në gjumë.
— “Ndal” !.. bërtiti ushtari, por përsëri dëgjoi hapa që i afroheshin. Për herë të dytë bërtet : –“Ndal atje” !..
Nuk mori asnjë përgjigje, duke mbajtur armën në duar, bërtiti :
–“Stop ose do të qëlloj” !..
Sapo tha : — “Do të qëlloj”, arma i fluturoi nga duart e tij, dhe ra rreth pesëdhjetë metra larg dhe papritmas pa në vend të oficerit siç mendoi, një prift në një atmosferë drite !.. Dhe kur e pa, pati shumë frikë.
Prifti i tha : — “Mos ki frikë biri im, mos ki frikë, por më thuaj : Pse blasfemon Krishtin, Virgjëreshën Mari dhe Shenjtorët ?”..
— “Më fal o At i shenjtë (dhe qau duke i kërkuar falje për mëkatin e tij) ky është një ves i keq dhe i kahershëm, më fal” !.. — i tha.
Shenjtori i thotë : — “Nxito tek të gjithë, thuaju të pendohen, sepse nuk do të gjejnë lehtësi dhe qetësi”.
— “Njofto famullitarët dhe gazetat le ta shkruajnë për të gjithë.”
Ushtari i tha : — Nuk më besojnë o shenjtor i Zotit, por më thuaj kush je ti ?..
Ai tha : — “Unë jam Profiti Ilia”. Dhe në mënyrë që ata të besonin më shumë, ai tregoi një vend dhe i tha : — “Ata duhet të gërmojnë dhe të gjejnë Kishën time të vjetër atje dhe të ndërtojnë një Kishë të re mbi të.”
Ushtari e shpalli këtë njoftim në të gjithë qytetin dhe e botoi në gazetat lokale.
Shumë besuan dhe ndryshuan jetën e tyre, dhe njerëzit që nderuan Profitin Ilia mbi kokat e tyre morën bekim, gërmuan atje ku ai vuri në dukje vendin dhe për çudi, zbuluan themelet e Kishës së vjetër, të mbuluara nga koha por edhe nga haresa dhe ndërtuan një Kishë të re, për nder të Profitit të lavdishëm Ilia.
Ushtari ndryshoi jetën e tij dhe zakonet e vjetra dhe jetoi pjesën tjetër të jetës së tij si model i një të krishteri të mirë e të drejtë.
O Profit i të lartit Zot dhe miku i besnikëve .. Ilia, ndërmjetëso për ne të shpëtohen shpirtrat tona .. Amin !..( At Spiro Katundi)

@NewsIn.Al
