KreuAktualitetiMuri ka rene...ne vetem duhet te rezojme "murin" tone...32 vjet nga shembja...

Muri ka rene…ne vetem duhet te rezojme “murin” tone…32 vjet nga shembja e Murit te Berlinit

  1. Muri ka rene…ne vetem duhet te rezojme “murin” tone…

    9 Nentor 1989… 9 Nentor 2021
    32 vjet nga shembja e Murit te Berlinit. 32 vjet nga dita kur komunizmi ne gjithe boten mori goditjen perfundimtare . Ishte dita kur dhe ne shqiptaret filluam te besonim ne endrrat…Dita qe ndryshoi historine !!! Ndryshoi historine, por jo shoqerine tone…
    Si eshte shoqeria jone?!

Festojme dhe harrojme te festojme, harrojme, sepse brenda vetes kemi harruar te falenderojme dhe urojme, kemi harruar te respektojme lirine tone personale ne raport me lirine e shoqerise….Kemi harruar pervit dhe perseri do harrojme pervjetorin e renies se Murit te Berlinit, sepse nje mur i madh eshte ngritur… muri brenda nesh…muri pa respekt..pa ligj…pa qytetari…mur me maske veshur qe rendon perdite mbi kurrizin e perkulur te njerezve qe ecin rrugeve me nje lecke ne goje dhe syte nga qielli…sepse keta jemi ne, ne qe nuk respektojme veten, sepse ne nuk jemi ne ! Respektojme pasurimin e paskrupullt dhe kunder ligjit, duke lartesuar murin ne ndergjegjen e shoqerise sone.

Ne nuk respektojme demokracine ne moralin e te thenes dhe te drejtes, duke patur respekt vetem per urdhrin dhe sundimin….Ne kemi murin e madh brenda nesh, qe eshte deshira qe te jemi individe qe nuk pranojme territor te kontrolluar ligjor dhe te moralizuar, drejtesi te pavarur dhe administrate te afte…Ne kemi murin e madh “te pranimit te ndergjegjes se piste”…Ne kemi murin e zi dhe te larte te paqyteterimit dhe qe na ndan shpirterisht dhe moralisht me qytetarine. Kemi murin tjeter te madh qe eshte “halabaku” ne politike, mur te ndarjes qe e kemi brenda vetes, sepse akoma nje pjese e jona i bindet ketij halabaku dhe maskarai duke e njohur per “burre te mire”…shume prej tyre kemi vite qe i mbajme mbi shpine, per burra te forte dhe te zote, “burra” qe ndyjne te gjithe politiken shqiptare.

Eshte nje mur i gjalle mentaliteti qe eshte shume me i veshtire per t’u rrezuar se nje mur guri. Ky mur na ndan ne si shoqeri me Perendimin…Demokracine !!!
Sidoqofte, sot eshte nje dite qe jetes sone i dha DRITE Ne e jetuam ate dite..dite qe endrrat filluan te zgjohen…te zgjohen, por vetem kaq…endrrat e zgjuara, humben ne qiellgervishtesa “te dhunuara”…
Te besojme, te shpresojme dhe ne…muri ka rene…ne vetem duhet te rezojme murin tone!!!

ILIR JANO

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit