KreuAktualitetiMusine Kokalari: “Komunizmi dhe fashizmi s'kanë asnjë ndryshim midis tyre, përderisa...

Musine Kokalari: “Komunizmi dhe fashizmi s’kanë asnjë ndryshim midis tyre, përderisa vendosin diktaturë dhe vrasin njeriun.”

Musine Kokalari:

“Komunizmi dhe fashizmi s’kanë asnjë ndryshim midis tyre, përderisa vendosin diktaturë dhe vrasin njeriun.”

“Kur erdha në Tiranë (në burg), Musinea vinte më takonte shpesh. Më sillte ushqime dhe libra. Kishim folur aq herë për idetë tona. Unë isha komuniste, besoja se komunizmi do të sillte përparim dhe barazi shoqërore në një vend të vogël si Shqipëria. Unë isha bijë e një familjeje shumë të padur dhe vetëm dëshira e LIRISË dhe BARAZISË më shtynte në radhët e para të luftës kundër pushtuesit. Musinea ishte tepër e kthjellët dhe kishte bindjen, që komunizmi dhe fashizmi s’kanë asnjë ndryshim midis tyre, përderisa vendosin diktaturë dhe vrasin njeriun. Ajo ngulte këmbë: “se unë të njoh fare mirë Selfixhe, ti shumë shpejt do të biesh ndesh me vetveten. Sepse ti je “iluministe”, dhe s’do të pranosh as si shkrimtare, që njeriu shqiptar të vritet e të merret nëpër këmbë”.
Musinea ishte antifashiste e vendosur. Atë ditë , në korrik 1942, kur erdhi të më takonte, e gjeti oborrin e burgut mbushur me vajza të reja të arrestuara në të gjitha anët e Shqipërisë. Vajzat këndonin në oborr:
“Se mjaft në robëri/ O e mjera Shqipëri/ O djem rrëmbeni pushkët/ Ja vdekje, ja liri”.
Nuk do ta harroj kurrë shprehjen e fytyrës së Musinesë. Mbeti si e hipnotizuar para asaj force dhe asaj dëshire të jadhtëzakonshme të vajzave shqiptare për liri.
Ishte ajo rini e bukur që ia blatoi jetën çlirimit të Shqipërisë. Po ndoshta në sytë e saj ishte edhe dhimbja. Ato vajza ishin gati për dasmë dhe nuk e llogarisnin fare jetën.
“Si mundet brishtësia e shpirtit të vajzës shqiptare të jetë një uragan i tillë? Ç’do të dalë pas uraganit?”
Kurrë s’e merrnim me mend ne, që ishim atë ditë në burg, se ç’fat e priste Shqipërinë tonë të shtrenjtë.
Vetëm sytë e Musinesë shihnin tepër larg.”

Kujtime nga Selfixhe Ciu (Broja) për Musine Kokalarin.
***
Në foto shoqe të Musinesë në foto-kujtimet e ruajtura prej saj.
Jeni të lutur të bëni identifikimin e vajzave në foto, nëse njihni ndonjerën prej tyre.

Burimi: Muzeu Kokalari

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit