Mustafa Nano dorëhiqet”
“Dorëheqja ime është diçka e natyrës personale”. Zvicra mbetet pa ambasador shqipta
Gazetari shqiptar në Gjenevë, Nefail Maliqi shkruan në rrjetet sociale se Nano ka dorëzuar dorëheqjen. “Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar. Mustafa Nano ishte ambasador komunikativ dhe i afërt me gazetarët dhe komunitetin shqiptar. Lajmi i fundit nga Berna është se ambasadori shqiptar në Zvicër, Musafa Nano ka dhënë dorëheqjen. Ketë lajm e ka konfirmuar edhe vet ambasadori Nano për gazetën zvicerane LeCanton27.ch”, shkruan ai.
Në fakt “LeCanton27” shkruan se Nano ka vendosur të largohet. Ai ka thënë se dorëheqja ka ardhur për arsye personale. “Mustafa Nanto duke falënderuar komunitetin shqiptar në Zvicër dhe gazetarët për bashkëpunim ka thënë: “Dorëheqja ime është diçka e natyrës personale”. Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar dhe ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë Nanon”, shkruan media në fjalë.
Nga ana e qeverisë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Emërimi i Nanos në këtë post bëri shumë bujë, pasi ai u shkëput nga bota mediatike. Por si duket ka vendosur të mos e vijojë karrierën diplomatike.

@NewsIn.Al

