KreuKulturë / ArtNa ishte njëherë e një kohë…një jetë artistike që nuk kishte rrjete...

Na ishte njëherë e një kohë…një jetë artistike që nuk kishte rrjete sociale dhe reklama./Gjergji Sulioti

Dhe na ishte njëherë e një kohë….një jetë artistike që nuk kishte rrjete sociale dhe reklama. Dhe ne artistët ishim të lumtur sepse çdo mëngjes merrnim letra admirimi dhe dashurie nga publiku, anë e mbarë Shqipërisë.

Gjergji Sulioti

Zarfe të mbyllura, kartolina, telegrame, letra të zverdhura, herë në Teatrin e Operas, herë në Radio Tirana. Dhjetra emocione të ngulitura në një copë letër, me vlerë më të madhe se gjithë ari i botës që sëbashku me duartrokitjet mbushnin jetën tonë modeste.

Nuk kishte asnjë premierë, shfaqje, koncert apo festival që të mos shoqërohej me dashurinë tuaj të thjeshtë. Ndonjëherë ka pasur edhe mirënjohje publike në shtypin e kohës nga ndërmarrje, fabrika, kooperativa dhe nga personalitete.

Dhe pas hapjes së kufijve, vijnin dhe nga jashtë plot miq, adhurues, kolegë, bashkëpunëtorë dhe shqiptarë nga diaspora. Qindra shenja që i ruaj pothuajse të gjitha në një kuti plot emocione dhe kujtime….

Sa me fat që ju kisha pranë në këtë udhëtim 56 vjeçar dhe më dhuruat çka kishit brenda në zemrën tuaj.

Sa i bekuar ndihem….

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit