“Na jep lekë ose të heqim tendën…”, si ranë në “rrjetën” e SPAK tre punonjësit e IMT në Tiranë, zbardhen emrat
Zbardhen detaje nga hetimi i SPAK qe u fnalizua me arrestimin e inspektoreve te IMT-se qe merrnin para per te mos shembur ndertimet pa leje. Bazuar në referimin e Policisë së Shtetit, SPAK firmosi urdhër arreste ndaj dy punonjësve të IMT, pasi një shtetas ka kallëzuar se në zonën e Kombinatit, disa persona e kanë vizituar në banesë dhe i kanë kërkuar para në këmbim të mos prishjes së dy tendave të lokalit në katin e parë.
Pas referimit prej sektorit kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit u referuan materiale në SPAK dhe njëherazi gjatë ditës janë përdorur metoda speciale të hetimit ku dhe është provuar pagesa e një mijë eurove.
Të arrestuarit janë Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë Tiranë DPN 2 Drejtoria e Rrugëve, Geraldo Fucia, punonjës në Bashkinë Tiranë IMT Tirane, Edmond Çela, punonjës i IMT Tiranë Inspektor Zona Peze, Vaqarr. Ndërkohë që është shpallur në kërkim K. Zh. punonjës i IMT Tiranë.
Tre persona të tjerë, njëri menaxher lokali dhe një tjetër kamerier në një lokal, do të hetohen në gjendje të lirë mbasi dyshohet se tentuan të fshehin paratë.
U filmuan nga SPAK duke marrë para për ndërtimet pa leje, EMRAT e dy punojnësve të IMT të arrestuar, dy në kërkim
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka ndërmarrë një operacion për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.
Dy persona janë arrestuar, inspektorët Gërald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim (shtetasit Klajdi Zhilla dhe një tjetër person).
Mësohet po ashtu se Zhilla është shoferi i Drejtorit të drejtorisë në IMT, Ersid Hasanllari.
Inspektorët e IMT akuzohen se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat.
@NewsIn.Al

