Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNdahet nga jeta në moshë të re ish-burri i Grida Dumës, diplomati...

Ndahet nga jeta në moshë të re ish-burri i Grida Dumës, diplomati i njohur…

Ndahet nga jeta në moshë të re ish-burri i Grida Dumës, diplomati i njohur…

Ish-ministrja Majlinda Bregu bëri publike lajmin e trishtë teksa shkruan po ashtu se kishte fatin që ta kishte Ilirin si këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit.

Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s. E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë. Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik. U prehsh në paqe, Ilir“, shkruan Bregu.

Kujtojmë që Ilir Shqina ishte ish-bashkëshorti i ish-deputetes dhe moderatores Grida Duma.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments