Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNdahet nga jeta Rezarta Reçi, gazetare e njohur e kulturës, zë i...

Ndahet nga jeta Rezarta Reçi, gazetare e njohur e kulturës, zë i ndjeshëm i fjalës së shkruar

Ndahet nga jeta Rezarta Reçi, gazetare e njohur e kulturës, zë i ndjeshëm i fjalës së shkruar…

Në qetësinë e një ikjeje të denjë, u shua nga kjo jetë Rezarta Reçi, gazetare e njohur e kulturës, zë i ndjeshëm i fjalës së shkruar dhe një shpirt i përkushtuar ndaj së bukurës dhe së vërtetës. Ajo jetoi dhe punoi me dinjitet, duke lënë pas jo vetëm artikuj e telereportazhe, si dhe kujtime profesionale, por një trashëgimi njerëzore të rrallë, mirësi, finesë dhe respekt për jetën e tjetrit. Ikja e saj në paqe është një dhimbje e heshtur për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin kulturor, por edhe një dëshmi se dashuria dhe përkushtimi me të cilat ajo u rrethua deri në fund, e bëjnë kujtimin e saj të pavdekshëm.
Njoftimi i familjarëve i bërë pak më parë. “Rrezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit e përkushtimit të miqve, të afërmve e mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër. Rruga “Bardhyl”, më datë 2 Shkurt 2026, ora 15:00 Tiranë.
Me respekt familja Reçi”.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments