Saturday, March 14, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNdalesa e TikTok-ut, opozita dhe protesta që organizon PD-ja për TikTok-un në...

Ndalesa e TikTok-ut, opozita dhe protesta që organizon PD-ja për TikTok-un në përvjetorin e zi të Gërdecit.

Të dashurit e mi, nuk e di nëse duhet të qaj apo të qesh më parë. Fatkeqësisht…

Sigurisht që do të qaj për Gërdecin, sepse përgjegjësit, pas kaq vitesh, janë jashtë burgut, dhe disa që u futën brenda nuk qëndruan veçse pak ditë. Në letra, natyrisht, ishin brenda. Kush e di, e di – dhe nëse e dinë më shumë se një person, atëherë nuk është më sekret. Në atë kohë, nëse më kujtohet mirë, kryeministër ishte z. Berisha.

Pas trishtimit vjen keqkuptimi, hipokrizia dhe ligësia.
Me gjithë problemet e shumta që shoqëria përballet çdo ditë, ne do të bëjmë protestë për TikTok-un në një përvjetor të zi për vendin dhe për qytetarët e humbur padrejtësisht në altarin e fitimit.

Është turp që kjo po ndodh. Çuditem, përtej çdo pozicioni apo preference politike, kush do të jenë ata që do të mbështesin një parti apo një grupim që nuk respekton qytetarët dhe, në fund të fundit, as njerëzillëkun.

Fatkeqësisht, do të qesh, sepse, nga informacioni që unë kam, në asnjë vend tjetër të botës nuk është organizuar një protestë për një TikTok apo diçka të ngjashme. Ndoshta është për pasurimin e CV me Rekordin Guinness për kreun e opozitës, z. Berisha.

Fatkeqësisht, është shteruar çdo seriozitet, nëse ndonjëherë ka ekzistuar, çdo ndjenjë njerëzore dhe çdo dinjitet.

Komentet i lë në dorën tuaj dhe shpresoj që të mbizotërojë arsyeja dhe të mos merrni pjesë në diçka kaq vërtet të trishtueshme dhe tragjike.

Les Miserables

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments