Ndërkohë që pritet një zbutje e masës së dënimit, vazhdojmë largimet nga partia e Ilir Metës
Partia e Lirisë dita ditës po zhytet në një krizë të vërtetë.
Pas arrestimit të Ilir Metës, mesa duket Partia e Lirisë ka humbur “busullën” ku shumë figura me kontribut prej vitesh po zgjedhin që të distancohen në prag të zgjedhjeve të ’11 majit’.
Pas Endrit Braimllari, është radha e Denis Hidrit që të njoftojë largimin nga Partia e Lirisë për të cilën nuk i kursen kritikat duke treguar zhgënjim për atë çfarë po ndodh me strukturt e brendshme.
Hidri në reagimin e tij pohon se Partia e Lirisë së fundmi është mbushur me njerëz anonim që nuk kanë dhënë asnjë kontribut, ndërsa thekson se, po u jepen poste drejtuese “lëpirësve” të shefit.
Vlen të nënvizojmë se me largimin e Hidrit, Partia e Lirisë humb një sasi të konsiderueshme votash në zonën e Krujës pikërisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.
A do të mundet Partia e Metës të rimarrë fuqinë që ka pasur?
Një dritë shprese duket në horizont për Metën që të lërë qelinë, por sa mjnd të ndikojë kjo për partinë?
@NewsIn.Al

