Ndeshja më e shtrenjtë në botë luhet jo në 31 maj në Mynih mes PSG dhe Inter, por në Championship, kategoria e dytë angleze e futbollit…
Në 24 maj, “Wembley”, zhvillohet finalja e playoff për ngjitjen në Premier League, mes Sunderland dhe Sheffield United.
Ekipi që do të triumfojë do të përfitojë 261 mln euro që mund të shkojnë në gati 400 mln euro nëse sezonin tjetër kjo skuadër siguron mbijetesën.
Mjafton kaq – nëse kishit dyshime – për të kuptuar fuqinë financiare të futbollit anglez, pasi sidomos Premier League mbylli kontratën e re me të drejtat tv për thuajse 5 mld euro që do shpërndahen në klubet pjesëmarrëse por dhe si “parashutë” për ekipet që bien nga kategoria (Leeds vjet pati në buxhet thuajse 60 mln euro vetëm nga ndihma e kësaj formule pa llogaritur reklama, shitje lojtarësh apo biletash)
Mendoni vetëm që një klub që bie nga kategoria e dytë (League One) në të tretën (League Two) përfiton thuajse 20 mln euro si “parashutë” financiare.
#Telesport
@NewsIn.Al

