KreuAktualiteti"Ndiz një qiri sot Mama..."/ Elona Gjergo

“Ndiz një qiri sot Mama…”/ Elona Gjergo

Ndiz një qiri sot
Mama…
Për shpirtin e asaj që shkau si loti,
Për duart e asaj që mblodhi kravatën e dhëndërisë
Mes hirit të drogës,
Për shputat e asaj që kaperceu zjarrin
E zhurmës së plumbave,
Për buzët e plasura të asaj,
Që gjeti këpucën e së bijës
Trotuareve…
Hirushe të humbura në nevojë,
Mbijetesës,
Për pjatat bosh në mëngjes
Pranë doçkave që kërkojnë
Bukë,
E tundin pakuptuar këmbkat
E mara borxh Lulit të vocërr,
Për makeup-in e shtrenjtë
Që nuk i mbulon dot shënjat e lëna
Nga njerëz pa vlerë,
Për pazarin barbar që i bëjnë ndjenjës,
Për gishtat e bërë copë nga klori
Dhe zinxhirët lidhur noçkave
Që dinë të bëhen grusht,
Të rrëzojnë murre,
Të thyejnë turinj,
Të mbajnë unaza nderi,
Nusërie,
Premtimesh,
Ulërimash,
Ndiz një qiri sot
Mama…
Për ato që ikën
Dhe për ato që mezi marrin frymë ende…
E kam ca larg kishën…

Gëzuar festën e lirisë, femër

Elona Gjergo_ Athinë 2025

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit