KreuAktualitetiNdodh edhe kjo/ Arena Casino shitet për zero lekë nën hundën e...

Ndodh edhe kjo/ Arena Casino shitet për zero lekë nën hundën e Tatimeve dhe Inteligjencës Financiare

Ndodh edhe kjo/ Arena Casino shitet për zero lekë nën hundën e Tatimeve dhe Inteligjencës Financiare

Screenshot
është vend, ku çudirat janë normalitet dhe nuk çudisin më thuajse askënd. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që ato ndodhin çdo ditë.

Pak ditë më parë, në tregun e kumarit ka ndodhur një transaksion i pazakontë. Arena Casino, kazinoja e gjendur në kullën e stadiumit kombëtar Air Albania ndërroi pronar. Çmimi i shitjes së kompanisë ishte zero lek.

Kapitali publikon dokumentat e një transaksioni, që në çdo vend do të kishte ngritur antenat e autoriteteve fiskale për evazion të mundshëm dhe atyre të inteligjencës financiare për rrezikun e pastrimit të parave. Por në Shqipëri, e gjitha ndodh nën hundën e këtyre autoriteteve.

Sipas dokumentave, Albstar e ka shitur kazinonë thjesht duke tërhequr kapitalin e tij në natyrë, ndërkohë që blerësi e ka zëvendësuar kapitalin e shitësit me po me kapital në natyrë.

Screenshot

Hyrje-dalje kapitali, por zero transaksion

Ndonëse formalisht pronari i kompanisë blerëse GLG Investment është një shoqëri e regjistruar në Wyoming të SHBA-ve me pronar sekret, gjurmët e aksionerëve të saj gjenden në emrin e vet kompanisë GLG. Një akronim, dy shkronjat e para të të cilit përkojnë më inicialet e Gerti Lumanit, njeriu që e ka themeluar GLG-në.

Por fijet e saj vijojnë në Troy të Michiganit, aty ku zoti Lumani hyri në rrethin e duhur shoqëror. Dhe ndërsa Tatimet në Shqipëri ndjekin me zell qytetarët që shesin qumësht dhe gjizë rrugëve, një kazino në mes të Tiranës shitet me zero lekë./Kapitali.al

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit