Në 100 vjetorin e Korit “Lira”…kujtime nga një prej instrumentistëve, solistë të saj Petrika Agolli
Ne ato vite..!
Kujtimet me cuan ne vitet 71, kur per here te pare hyra ne korrin karakteristik Lira. Ishim ende te parritur mire, dhe ne adoleshence per te qene pjestare te ketij grupi plot histori, te kenges korcare por dhe kombetare.
Profesori im i nderuar i mandolines z. ILo Duro, ishte ai qe se bashku dhe me shokun tim te vegjelise Jani Kotnani, na beri pjestar ne orkestren e korrit Lira. Nje homazh per profesorin tim, z. ILo Duro. Paqe ne Krisht.
Ruaj shume kujtime dhe ngjarje, batuta, te qeshura, devocione por dhe nostalgji nga gjith ata koristet e asaj kohe. Te cilet vinin pa asnje shperblim monetar, por me artistin brenda tyre, ku kendonin me shpirt kenget e bukura korcare.
Me kujtohet z. ILo Mosko, i thyer ne moshe dhe nje bariton i mirfillte. Ai e pelqente shume lojen time ne mandoline. Por zdo ri pa permendur, Tole Adhamin,
Gaqo Jorganxhi, xha Vasken, Piro Suljoti, Kico Llukerin, Loni Sofroni, Todo Saracin, kryetarin e grupit. Niko ILon, Vangjel Boroven, Niko Cavalin, Janin, profesori rrusishtes me duket se ishte ne Stavri themeli. Guri Kotnanin I cili na mblidhte ne shtepine e tij dhe vete luante ne kitare, dhe ne me Janin luanim ne mandoline. Ku shpesh here vinte dhe profesori i nderuar, z Kostaq Osmalli. Nje burr vertet i dashur dhe inkurajus per mua. Si dhe me vone profesor Gaqo Nanon, i cili ishte nje burre dhe nje artist me vlera artistike. Ai e ruajti formatin e korrit, me kater zera dhe e zhvilloi me tej. Ne fakt sot kur digjoj ndonje kenge te korrit, kendohet vetem dy zanorsh. Pra ka humbur ai korr akademik dhe artistikisht me vlera. Korcaret ne cdo shtepi kendojne dy zanorsh ne cdo ziafet. Pra duhet qe Korri te rivije ne origjinen e tij artistike dhe akademike, ne kater zerat. Tenor, sekond, dhe bas bariton.
Gjithsesi sot ne kete pervjetor jubilar, kujtoj te gjith koristet edhe pse nuk i sjell dot gjith emrat e tyre, te cilet deputuan nder vite. Paqe e prehje ne Krishtin te kene ata qe nuk jetojne me. Dhe ata qe vazhdojne te deputojne sot, hir dhe bekimin e Zotit te kene.
Ju pershendes nga pertej oqeanit. Pershendes maestron e korrit, z. Pandi Bello dhe gjith kengetaret dhe orkestren e korrit Lira. Gezuar dhe Zoti Krisht ju bekofte ne artin tuaj. Pershendetje Korca ime e dashur. Nje puthje zemre te dergoj.

@NewsIn.Al
