KreuAktualitetiNë brigjet e Egjeut…/Gjergj Zefi

Në brigjet e Egjeut…/Gjergj Zefi

Egjeu

Në brigjet e Egjeut,
ku dikur perënditë
zbrisnin fshehurazi
për të bërë dashuri,
nata hap portat e një bote tjetër,
të fshehtë e të heshtur,
si tempulli i harresës.

Në plazhet ku perëndeshat
pozonin nudo përpara
Zotit Diell,
bukuria flet në gjuhë të harruara.
Mitologjitë,
nën dritën e hënës së ngrënë,
prekin lehtë flokët e sirenave
të ardhura nga veriu.

Vajza të Boreasit,
me sytë si qielli
aty ku fle akulli,
bartin në heshtje
fshehtësinë e një bote
të panjohur.
Kalojnë pranë meje
si hije elegante,
si kujtime
që s’e gjejnë dot
rrugën e kthimit,
e treten në valët
e një kohe pa emër.

Çdo gjë këtu,
s’është tjetër veçse një mit,
një sekret,
që deti e ruan
në thellësitë e veta,
një histori dashurie,
që e pëshpërit vetëm era
e netëve të Egjeut.

gjergj zefi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit