Monday, January 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNë çdo studio diskutohet për zgjedhjet në SPAK.. Avokat Ngjela grindet me...

Në çdo studio diskutohet për zgjedhjet në SPAK.. Avokat Ngjela grindet me Gridan ne Top Story

Në çdo studio diskutohet për zgjedhjet në SPAK..

Avokat Ngjela grindet me Gridan

“Retorika e ramés si e Enverit”

I ‘nxjerr’ inatin Arian Currit: Nuk kemi ardhur këtu të flasim për përrallat e Nastradinit

Avokati i njohur Spartak Ngjela, thotë se kryeministri Edi Rama është i trembur ndaj po tenton të çojë të preferuarin e qeverisë në krye të Prokurorisë Speciale SPAK. Ai është i ftuar në një panel të përbashkët, në emisionin Top Story.

Në një moment gjatë bisedës, teksa gazetarja Anila Hoxha fliste për SPAK dhe mbingarkesën e organit të akuzës me dosje që nuk i takonin fare, e që për rrjedhojë pengoi punën e prokurorëve, avokat Ngjela është ankuar për minutazhin.

“Gjithë audienca iku”, u dëgjua ai të thoshte, në të njëjtën kohë kur Anila Hoxha fliste. Por kjo nuk ishte e vetmja. “Lëre se do më prishi sistemin. Ma hoqi…”, i drejtohet ai drejtueses së emisionit, duke u ankuar që të ftuarit të mos i ndërhynin sepse i ikte filli idesë.

Avokat Ngjela është “kapur” edhe me analistin Arjan Curri, duke ju drejtuar ”Të lutem, duhet të flasësh për politikë, jo përralla të Nastradinit.”

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments