” NE, DUHET TI FALIM TË GJITHË ”
Ne, duhet ti falim të gjithë,
Përmes faljes, vjen pastrimi jonë,
Ne, duhet ti falim të gjithë,
Edhe ata që, për ligësira mendojnë,
Gjithçka që ndodh, mes nesh dhe atyre,
Duhet, ti shërbejë dashurisë,
Të pendohemi, para çdo mëkati,
Të fitojmë, bekimet e Perëndisë !..
Mos gjykoni ju, as për fatin ..
Kur qëllimi i keq, të na mbulojë,
Inati, smira, poshtërimi, padrejtësia,
Të gjitha, kundër Zotit veprojnë,
Si mund ta kërkojmë dashurinë,
Pa pastruar shpirtin tonë ?!..
Ndarja .. vjen me vetëdije,
Kur lidhjen me Zotin, e harojmë !..
Ne, duhet ti falim të gjithë !.
Nëse duam, mëshirën e Zotit !..
Dhe po humbëm, do ta fitojmë,
Shpirtin tonë, ndaj të “fortit”,
Ligji, i dashurisë së Zotit,
Është ligji kryesor i Universit,
Që .. Dashuria ta mbajë botën,
Falni, që t’u falin dhe ju njerëzit !..
At. SPIRO KATUNDI
@NewsIn.Al

