Thursday, October 9, 2025
spot_img
HomeAktualitetiNe kemi degraduar në shumë gjëra, ngaqë kemi lejuar atë që nuk...

Ne kemi degraduar në shumë gjëra, ngaqë kemi lejuar atë që nuk lejohet”!

Ne kemi degraduar në shumë gjëra, ngaqë kemi lejuar atë që nuk lejohet”!

Sapo ka hyrë stina e vjeshtës dhe në politikë duket fillimi i një “Dimri të Madh”…


Akuzat e ndërsjellta politike midis përfaqësuesve dhe analistëve të paguar për të mos qënë kurrë “të pavarur” tregojnë perspektivën e zymtë që ka ky popull për të besuar në një forcë politike.
“Të mbytin” me fakte, për liderët kryesorë të partive elitare, për vjedhjet e tyre galopante, për marrëdhëniet me botën e korupsionit, krimit, për dashurinë e madhe ndaj eurove pafund që vinë nga paratë e drogës, të cilën aq shumë bëjnë sikur e luftojnë.
Një rreth vicioz, ku vallja luhet nga të njëjtët njerëz, që përfaqësojnë vetëm interesa klienteliste me qëllimin e vetëm PËRFITIMIN.

Shpifje apo të vërteta?!

Kush i ndan dhe vulos të dyja? Në janë shpifje, të dënohen shpifësit, në janë të vërteta të dënohen hajdutët! Kaq e thjeshtë është…kjo do të thotë drejtësi…dhe SPAK, që duhet të jetë në ballë të saj.

Sqarimi i shpifjes, kërkesa e llogarisë, dënimi i të koruptuarve, shporja e shumë mbeturinave politike të gjoja trazicionit, pastron shoqërinë…nuk e le të degradohet.
“Ne kemi degraduar në shumë gjëra, ngaqë kemi lejuar atë që nuk lejohet”!

Në Korçën tonë/&j&

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments