Aushvicët tanë
Në vitin 1989 dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët mbulonin kampet dhe burgjet, bënë një vizitë në muzeun e kampit famëkeq nazist të Aushvicit (Auschwitz). Pasi mbaruan vizitën, mendimi i të dyve ishte se ai kamp kishte kushte shumë herë më të mira se kampet e burgjet e Shqipërisë (ngjarja më është treguar nga njëri prej tyre).
Ne kemi pasur Aushvicat komuniste, te të cilat vetëm gazi helmues nuk u përdor. Vloçishti, Orman Pojani, Nizhaveci, Rinasi, Shtyllasi, Qafë Bari, Spaçi, etj, etj, kanë qenë aushvica më të tmerrshëm që për rrethana historike nuk njohën vetëm gazin helmues në masë.
KASTRIOT DERVISHI
