KreuAktualiteti"Në rininë time..."/ Poezi nga Ermira Ifandi- Athinë

“Në rininë time…”/ Poezi nga Ermira Ifandi- Athinë

NË RININË TIME

Në rininë time mungonin celularët,
internetin s’e shihnim, as në ëndërr.
Luanim derisa hëna puthte detin,
dhe nënës i thoshim: erdha, erdha!

Në rininë time mungonin mundësitë,
por ëndrrat kishim, dëshira plot.
Të mësoje gjuhë të huaj ishte fat,
të luaje piano a kitarë, dhuratë.

Në rininë time mungonin aq shumë,
por më shumë kishim në shpirt pasuri:
Sjellje, karakter, dritë njerëzie,
libra nën jastëk për ëndrra të lira.

Në rininë time mungonin celularët,
por letra me mall na mbushnin zemrat.
Miqësi të ndjera, si motra e vëllai,
familja, pasuria më e shenjtë që kishim.

Athinë, 27.08.2024
Ermira D. Ifandi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit