Në skemen kombëtare për vitin 2023, primare do jetë mbështetja për blegtorinë, fermerët dhe këdo që ka një projekt zhvillues në programin IPARD
Nga Arian Jaupllari
Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural ka pergatitur projekt VKM per mbeshtetjen nga skema kombetare per vitin 2023.
Mbështetja për blegtorinë nëpërmjet skemës kombëtare ka zënë peshën më të madhe të fondit gjatë viteve të fundit.
Për vitin 2022, aplikuan rreth 7 mije fermerë për mbështetje në blegtori (lopë dhe bagëti të imta) me një kërkesë prej 1,7 miliard lekësh dhe përfituan në fakt rreth 6200 prej tyre me një fond total prej 1,5 miliarde lekësh.
Në bletari aplikuan rreth 2900 bletarë me një kërkesë fondi prej rreth 330 milion lekësh dhe përfituan rreth 2700 bletarë me një fon prej rreth 290 milion lekësh. Por jo vetem kaq.
Gjatë vitit 2022, blegtoria ka përfituar edhe nga nga skema e naftës falas për bujqësinë. Përmendim këtu, kulturën e misrit, jonxhës dhe kulturave të tjera foragjere.
Përvec kësaj mbështetje, fermat e mëdha nëpërmjet programit IPARD II kanë përfituar mbështje për ndërtim stallash, mekanizimin e proceseve të punës etj.
Në skemen kombëtare për vitin 2023, mbështetja për blegtorinë parashikohet të vazhdojë të jete komponenti kryesor.
@NewsIn.Al
