KreuAktualitetiNën masa të rrepta sigurie, mbërrin në Gjykatën e Rrethit autori i...

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në Gjykatën e Rrethit autori i dyshuar Sokrat Vata

Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Sarandës.
Të arrestuarit do të njihen me masat e sigurisë të kërkuara nga Prokuroria, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë që tronditi Ksamilin dhe mbarë opinionin publik.


20-vjeçari, i cili po kalonte pushimet në Ksamil, humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së martës, pas një përleshjeje të dyshuar me mjete prerëse.
Policia ka arrestuar 11 persona në lidhje me vrasjen e të riut portugez. I dyshuari kryesor për goditjen me thikë është një 29-vjeçar, Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, i cili ka precedentë penalë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra të lidhura me trafikun e drogës, mbajtjen e armëve dhe drejtimin e rrezikshëm të automjetit.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit